Kryekuvendari i Shqipërisë, Ilir Meta, pasi mbërmëm u takua me klryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli, sot është takuar dhe ka bisediar me kryetarët e tri partive politike të opozitës. Takimin e parë e ka mbajtur me kryetarin e Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ndërsa pas tij ka takuar edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Gjatë takimeve ka biseduar edhe me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj. Burime brenda opozitës njoftojnë se ai ka dëgjuar kërkesat e opozitës dhe i ka inkurajuar ata, që të ulen në tryezë me liderët e institucioneve në Prishtinë për dialog lidhur me gjetjen e një zgjidhjeje politike për krizën aktuale, që po mbretëron në Kosovë dhe bllokadën e Kuvendit nga opozita e bashkuar, e cila po kërkon që të anulohen dy marrëveshjet e dëmshme për vendin të cilat i ka nënshkruar, kryeministri Mustafa në Bruksel, së bashku me kryeministrin e Serbisë, Vuçiq.
Ende nuk dihet nëse kryekuvendati Meta do të takohet me kryeministrin, Isa Mustafa, i cili ka kritikuar Tiranën zyrtare për “paternalizëm”. Edhe në vitet 80, Komiteti komunist i Kosovës, ku kishte zë me rëndësi, Isa Mustafa, kishte fajësuar Shqipërinë për shpërthimin e demonstratave në Kosovë dhe e kishte akuzuar për paternalizëm.