Kryekuvendari, Ilir Meta priti një delegacion të arbëreshëve të Italisë, kryesuar nga Senatori, Cezare Marini

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta priti një delegacion të arbëreshëve të Italisë, i  kryesuar prej Senatorit, Çezare Marini, i cili është edhe kryetar i Komunës së San Demetrio Corone (Shën Mitri) të Provincës së Kozencës në Kalabri. Në takim, ishin të pranishëm edhe Aldo Marino, ish-kryetar i Komunës Vaccarizzo Albanese dhe Fatmir Toçi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Meta u shpreh se marrëdhëniet me komunitetin arbëresh të Italisë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë drejtim, Kuvendi i Shqipërisë do t’i intensifikojë marrëdhëniet institucionale me komunat arbëreshe me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore kombëtare por edhe për kultivimin e miqësisë mes Shqipërisë dhe arbëreshëve të Italisë. Senatori arbëresh, Marini e falënderoi kryekuvendarin Metën për mbështetjen e tij në intensifikimin e kontakteve dhe vuri në dukje se ka ardhur koha që të themelojmë kanale më të forta institucionale për të mbështetur ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe pasurisë historike që përfaqëson komuniteti arbëresh.

Ishte kënaqësi e veçantë që të prisja sot një delegacion të një komune shumë të dashur për të gjithë shqiptarë në të gjithë botën, të San Demetrio Corone apo të Shën Mitrit, e cila është e lidhur shumë ngushtë me të gjithë historinë e Arbëreshëve.  Gjithashtu ka një rol shumë të rëndësishëm në frymëzimin për rilindjen tonë kombëtare kur dihet që një nga figurat kryesore të saj, ajo e De Radës është pikërisht produkt i këtij komuniteti jashtëzakonisht atdhetar, përveçse edhe kolegjit mjaft të njohur në Komunën e Shën Mitrit, ku kanë studiuar dhe janë edukuar figura mjaft të rëndësishme të rilindjes, të pavarësisë së Shqipërisë si Luigj Gurakuqi e shumë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …