leoni

Kryekuvendari, Kadri Veseli gjatë takimi me zonjën, Apostolova, ka folur për liberalizimin e vizave

Kryekuvendari, Kadri Veseli gjatë takimi me zonjën, Apostolova, ka folur për liberalizimin e vizave

 Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, përfaqësuesen e posaçme të BE-së, Nataliya Apostolova, për të diskutuar dhe koordinuar hapat e mëtejmë në përmbushjen e obligimeve që ka Kosova para hyrjes në fuqi të heqjes së regjimit të vizave për kosovarët. Kryetari i Kuvendit, Veseli, tha se institucionet e Kosovës do t’i kryejnë të gjitha obligimet e nevojshme. Ai tha se Kuvendi i Kosovës do t’i përmbushë të gjitha obligimet kushtetuese në raport me procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimet evropiane, ndërsa po ashtu, tha se legjislativi do të kujdeset për mbikëqyrjen e zbatimit të plotë të kritereve nga ana e institucioneve të Kosovës. Gjatë takimit, Apostolova e ka njoftuar kryeparlamentarin Veseli për hapat e mëtutjeshëm që i pret Bashkimi Evropian që Kosova t’i ndjek që të arrihet në afatin sa më të shpejt heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …