Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë të Grupeve Parlamentare nga pozita dhe opozita, do të udhëtojë të enjten për vizitë zyrtare në Austri. Gjatë qëndrimit në Vjenë, Kryekuvendari, Kadri Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka. Në takim me homologun austriak, Kryeparlamentari Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për procesin e integrimeve evropiane të vendit, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave. Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë takime edhe me Kryetaren e Grupit Parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, Carmen Cincelli, ndërsa do të pritet në një takim edhe nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Austrisë si dhe do të zhvillojë takime të tjera me zyrtarë të Austrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Isni Kilaj rikthehet në politikë si kandidat për deputet nga NISMA
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka prezantuar Isni Kilajn si kandidatin e ri për deputet …