leoni

Kadri Veseli: Përkundër të arriturave në shtetndërtim disa politikanë me gjuhën e tyre e kanë njollosur Kosovën

Kryekuvendari, Kadri Veseli, kërkon “heronj” në mesin e prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar

Kryekuvendari, Kadri Veseli, ka kërkuar nga prokurorët që të ngrehin aktakuza për politikanët e profilit të lartë. Aë konferencën për drejtësinë komerciale, në kuadër të procesit të Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, shtoi se njerëzit e gjyqësorit kanë kapacitet dhe guximin të bëhen “heronj” të vendit duke mos kursyer askënd pa marrë parasysh pozitën e tij. “Situata në Kosovë është shumë e thjeshtë ka të bëjë me komplekset që na i krijojmë vetes. Kosova ka resurse që t’i mbajë qytetarët e vet të jetojnë në Kosovë. Një strategji e mirëfilltë ekonomike e mundëson këtë. Me nivelin e lartë të korrupsionit po e dëmtojnë vetveten, familjet tona, shtetin dhe perspektivën. Ndërkombëtarët shkojnë dhe vijë e falsin, ne mundemi me ndal edhe vet. Që nga politikanët që ka boll të korruptuar, që flasin mas shumti. Besoj që sistemi gjyqësor dhe me kapacitet që ka, mundësin dhe guxim mund të bëhen heronj e të ngrisin aktakuza për njerëz të profilit të larët politik”, ka theksuar ai.

Kryekuvendari Veseli  nuk ka folur kush janë këta gjyqtarë të pa korruptuar,  që do të bëheshin hiq më pak se heronj,  duke luftuar krimin në mënyrë  selektive duke anashkaluar veten, (sepse te ne nuk ka vetting),  çfarë biografie e shkollimi kanë, cilit klan apo partie i takojnë? Pse këta gjyqtarë e prokurorë i fshehin veprat penale të familjarëve të vetë si rasti, “Maxhuni” vjedhja në Dhomën e Dëshmive, pezullimi i veprave penale të zyrtarëve të caktuar,  derisa lëndët të vjetrohen dhe të tjera  abuzime ndër më skandalozet.  Po ashtu, ai nuk ka sqaruar se a është i gatshëm që edhe vetë, “si profil i lartë” të përballet me korrupsionin, apo dyshimet për korrupsion.

Kryekuvendari me siguri se e di pse iu dyfishua paga kreut të Gjykatës kushtetuese dhe të gjithë gjykatësve e prokurorëve,  dhe a nënkupton kjo se me rroga të dyfishuara është siguruar kredibiliteti e besimi a priori ndaj tyre për të mos u korruptuar?.   Jemi mësuar ta dëgjojnë kryekuvendarin me një retorikë shpërthyese, pa pikë e presje, me fjalime kuturu, të cilat edhe ashtu janë shterpe, sepse nuk janë të motivuara, as të drejtuara në problemet kyçe me të cilat po ballafaqohet vendi. Andaj fjala e “heroit” për të bërë “heronj” të improvizuar prodhon vetëm fjalë, ashtu sikur ka prodhuar për afër 20 vjet. (RKL)

 

Një pjesë ( kuturu) e fjalimit të kryekuvendarit, mbase i paredaktuar

“Vet fakti se gjyqësori duhet të jetë i paanshëm, unë besoj shumë se në sistemin tonë gjyqësor me reformat të cilat kanë ndodhur në pjesën e fundit dhe me kapacitetet të cilat i ka aktuale, ka mundësi, guxim dhe të ashtuquajtur heronj të cilët do të dalin në Kosovë dhe do të ngritin edhe aktakuza për njerëz të cilit janë të profilit të lartë edhe politikë, që duhet, që ka të korruptuar”. “Askush s’ka me na ndalë korrupsionin, pavarësisht këta ndërkombëtarët që vijnë e shkojnë edhe flasin. Na duhet mi ndalë vet. Na kemi mundësi mi ndalë korrupsionin. Secili, pa mëshirë, askush s’ka me përfitu nëse tolerohet. As nga politika, as nga gjyqtarët. Për me ndalë korrupsionin janë hapat konkretë me e zvogëlu këtë hapësirën që njerëzit të jenë të korruptuar, që nga politikani që kemi boll të korruptuar edhe flasin më së shumti. Nganjëherë duhet sanksionuar edhe gjyqtarët e prokurorët, në mënyrë që ta kryejnë punën e tyre, për vet faktin se gjyqësori duhet të jetë i paanshëm”, tha Veseli./KosovaPress/

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …