Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka kujtuar në ditën e rënies, Ahmet Delinë. Ai ka vlerësuar lart rolin e Ahmet Delisë në mbrojtjen e popullatës civile nga njesitet ushtarake serbe. “Sot, në datën e rënies, përkujtojmë trimin legjendar të Prekazit, Ahmet Delinë. Rënia e tij epike në mbrojtje të popullatës civile të sulmuar nga njesitet ushtarake serbe, në memorien tonë kolektive mbeti shembull unik i sakrificës për atdheun. I rekomandoj Presidentit Thaçi që Ahmet Delinë ta dekoroj me titullin Hero i Kosovës. Ne sot jemi të lirë falë sakrificave mbinjerëzore të së kaluarës”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …