Kadri Veseli

Kryekuvendari Kadri Veseli: Kosova nuk do ta ndjekë shembullin e Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ka dhënë mbështetje iniciativës së kryetarit, Hashim Thaçi për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim. Gjatë takimit të parë konsultativ, Kryeparlamentari Veseli tha se institucionet e Kosovës po dëshmojnë se kanë vullnet ta zbardhin të kaluarën, të ballafaqohen me të vërtetat e saj dhe të ndihmojnë në shërimin e plagëve, që ka lënë pas ajo. Ai tha se edhe 18 vite pas luftës, mijëra qytetarë vazhdojnë të jenë të zhdukur. “Populli ynë pagoi një çmim shumë të madh për lirinë dhe pavarësinë e tij, si shumë e shumë popuj tjerë të shtypur gjatë historisë. Plagët ishin të mëdha, dhe fatkeqësisht ende janë të pashëruara. Vitet po kalojnë dhe ne ende nuk dimë për fatin e mijëra qytetarëve të Kosovës. Qindra familje jetojnë me dhimbjen e rëndë për të dashurit e tyre të pagjetur. Ata vijnë nga të gjitha komunitetet, por shumica dërmuese janë shqiptarë’’. Veseli ka folur edhe për heshtjen e shtetit serb për dhjetëra masakra të kryera në Kosovë, për të cilat ende askush nuk është dënuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …