Kryekuvendari, Kadri Veseli, merr përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Kryekuvendari, Kadri Veseli, merr përkrahjen e Austrisë për liberalizimin e vizave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, është pritur sot në një takim të veçantë nga kryetari i Parlamentit austriak, Wolfgang Sobotka, të cilin e  falënderoi  për mbështetjen e vazhdueshme ushtarake, politike e ekonomike të Austrisë për Kosovën në të gjitha fazat, sidomos viteve të fundit në aspektin e zgjerimit të njohjes ndërkombëtare dhe në procesin e integrimit evropian. Në këtë funksion, kryeparlamentari Veseli kërkoi mbështetjen e nevojshme të Austrisë për liberalizimin e vizave. Austria e përkrahë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimeve evropiane. Austria e përkrahë gjithmonë Kosovën edhe në procesin e liberalizimit të vizave dhe nëse vlerësohet se janë përmbushu kriteret, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë përkrahje për heqjen e vizave”, tha kryeparlamentari Sobotka.

Turneun lobues për liberalizimin e vizave, kryeparlamentari Veseli ka vendosur ta fillojë në Austri, pasi ky shtet mik i Kosovës nga data 1 korrik do të marrë kryesimin e Këshillit Evropian. Në këtë vizitë, kryeparlamentari Veseli po shoqërohet nga një përfaqësues i secilit grup parlamentar: Glauk Konjufca VV, Aida Dërguti PSD, Teuta Rugova LDK, Evgjeni Thaçi Dragusha PDK, Time Kadrijaj AAK, Bilall Sherifi Nisma Socialdemokrate, Adem Hoxha LS dhe Fikrim Damka  nga grupi 6+.  ​

 

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …