leoni

Kryekuvendari Veseli sërish thotë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin

Kryekuvendari, Kadri Veseli: Përveç LDK-së, të gjithë u pajtuam që Demarkacioni të mos procedohet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se kanë arritur një pajtim me të gjitha Grupet Parlamentare që demarkacionin ta shtyjnë për shkak që sipas tij, për këtë cështje duhet konsensus nacional. Veseli ka thënë se kur të ketë pajtim do të caktohet edhe kjo pike  rendit të ditës, që është demarkacioni.

“Me datën 8 do të kemi seancë plenare, kemi disa pika të rendit të ditës, asgjë nuk ka të jashtëzakonshme kjo është e gjitha. Çështja e demarkacionit është interes i subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, është çështje që duhet konsensus nacional. Kërkova me mirëkuptim që kjo pik e rendit të ditës të jetë në një moment të caktuar, kur do të ketë edhe një vendimmarrje më serioze. Patëm një unanimitet për këtë pik, përveç LDK-së, që kishte një reaksion që ka të bëjë me të kaluarën. Jemi duke punuar shumë seriozisht që të arrijmë një zgjedhje të konsensusit nacional”, ka thënë Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Nisma Socialdemokrate

Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …