Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë kësaj vizite kryekuvendari Veseli, do të takohet me përfaqësues të lartë të institucioneve të Shtetit amerikan dhe do të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar bëri të ditur Zyra e Kryekuvendarit.
