Kadri Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli: Republika e Kosovës është realitet i pakthyeshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u është adresuar sot përfaqësuesve të shumtë nga shtete të ndryshme të Evropës e më gjerë, të mbledhur në Vjenë, në Konferencën “Com-sult”, në të cilën po diskutohet për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Në fjalën e tij, Veseli bëri një përshkrim të së kaluarës së dhimbshme të popujve të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në ish-Jugosllavi, në të cilën, tranzicioni demokratik u la mënjanë dhe në vend të tij u shfaqën hasmëritë dhe urrejtja ndëretnike, për pasojë të të cilave qindra-mijëra civilë të pafajshëm humbën jetën, mes tyre edhe mijëra shqiptarë, ndërsa vendet u kthyen në gërmadha dhe shoqëritë, bashkë me ekonomitë, e tyre u shkatërruan.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …