Kryekuvendari, Kadri Veseli pas takimit që pati me nënkryetarin e komunës së Leposaviqit, Mihret Salkoviq, ka deklaruar se shumë shpesh shkon në veriun e Kosovës por që nuk dëshiron ta shfaq publikisht, për shkaqe të cilat nuk ia ka bërë të ditura opinionit. Veseli premtoi me këtë rast se shumë shpejt do ta vizitojë edhe zyrtarisht komunën e Leposaviqit pasi që është i ftuar nga Lista Serbe, raporton Kosovapress. I pyetur për kthimin e mundshëm të ministrave serbë në Qeveri, Veseli pret që ata të kthehen. “Zyrtarisht ende s’janë kthyer por kemi kontakte. E kanë një qëndrim politik por besoj që shpejt do të përmirësohet situata dhe do të kthehen”, tha kryekuvendari, KadriVeseli.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …