Kryekuvendari Veseli shpreson që qytetarët e vendit të fillojnë një vit të mbarë dhe me shumë suksese në vitin 2017. Sipas tij viti i ardhshëm do të jetë vit i integrimit euro-atlantik dhe do të zgjidhet çështja e liberalizimit të vizave. Uroj të gjithë qytetarët e Kosovës për një vit më të mirë dhe me më shumë suksese në vitin 2017. Ne jemi popull i vogël dhe na nevojitet më shumë përkushtim në ndërtimin e shtetit tonë për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë. Objektivi im personal është që të dominojë agjenda zhvillimore e Kosovës. Kemi shpenzuar shumë kohë me sulme e debate personale dhe me hatërmbetje për të kaluarën ,ndërkohë që është neglizhuar e ardhmja. Ne nuk duhet të lejojmë të mbesim peng i së kaluarës, por si vendimmarrës të bëjmë më të mirën për ta nxjerrë Kosovën nga varfëria dhe për të hapur vende të reja pune”, deklaroi Veseli për mediet.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …