Kryekuvendari, Kadri Veseli shpreson se reforma zgjedhore, diskutimet për të cilën tashmë i ka hapur kryetari Hashim Thaçi, do të duhej të përfundonin deri në fund të dhjetorit të këtij viti. Ai beson se opozita nuk do ta humbasë mundësinë për të qenë në këtë proces. Ai ka dhënë disa propozime konkrete se si mund të avancohet procesi zgjedhor nëpërmjet reformës. Në intervistë për “Epoka e Re” Veseli ka folur edhe për zgjedhjet në Drenas, duke pretenduar se PDK-ja do ta vazhdojë traditën e fitoreve bindëse dhe qeverisjes së mirë. Drenica është e
lënduar me zgjedhjet e jashtëzakonshme, por qytetarët do të flasin shumë qartë më 4 dhjetor, nënvizon Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …