Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në vazhdën e takimeve me drejtues të lartë amerikanë e të shteteve të tjera, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me homologun e tij izraelit, kryetar i Knesetit, Juli Edelstei. Gjatë këtij takimi, Veseli dhe Edelstei kanë diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve. Veseli e ka njohur homologun e tij izraelit me zhvillimet në Kosovë dhe përparimet në shumë fusha. Ai i ka cilësuar të shkëlqyera marrëdhëniet midis dy vendeve, por ka shtruar nevojën që këto raporte të avancohen më tej, duke kulmuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli. Kryeparlamentari Veseli do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Washington dhe do të zhvillojë takime të tjera me personalitete të ndryshme shtetërore botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …