Kryekuvendari, Kadri Veseli takoi një grup deputetësh gjermanë të CDU-së

Kryekuvendari, Kadri Veseli takoi një grup deputetësh gjermanë të CDU-së

Gjatë ditës së sotme, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi takim me Grupin parlamentar për Evropën juglindore të Bundestagut gjerman, i kryesuar nga Peter Weiss, i cili vjen nga radhët e CDU-së.  Në takim u bisedua për thellimin e bashkëpunimin bilateral në mes dy parlamenteve. Një fokus i veçantë gjatë takimit iu kushtua zhvillimit ekonomik.  Parlamentarët gjermanë u interesuan për mundësitë ekonomike të Kosovës në tërheqjen e investimeve kapitale. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndërkaq, bëri një ekspoze të gjendjes aktuale ekonomike në Kosovë, mundësitë dhe projektet zhvillimore në fushën e turizmit dhe atë të energjisë.  Në fund të takimit, kryetari Veseli i bëri ftesë z. Weiss që ai së bashku me grupin parlamentar që e kryeson, të vizitojnë Kosovën. Konferenca mbi luftën kundër antisemitizmit, në të cilën po merr pjesë edhe kreu i Kuvendit të Kosovës, i përmbyll sot punimet.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE miraton rritjen e çmimit të energjisë elektrike deri në 16%

Zyra e Rregullatorit për Energji ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për operatorët e …