Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim Zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe E/uro-aziatike, Hoyt Brian Yee. Në këtë takim është biseduar për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e shumë proceseve në vend, si dhe bashkëpunimin rajonal. Kryetari Veseli theksoi se Kuvendi po vazhdon të kryejë obligimet kushtetuese dhe në të ardhmen do të intensifikojë punën e vet në shtyrjen përpara të shumë vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës. Ai falënderoi diplomatin, Yee për fokusin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë treguar vazhdimisht për Kosovën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …