Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Kryekuvendari, Konjufca doli para Gjykatës Themelore në Prishtinë me akuzë për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, në gusht 2016

Në seancën e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili po akuzohet se në gusht të vitit 2016 në cilësinë e deputetit ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit dhe ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, tha se veprimi ka qenë politik dhe se pretendon që nuk ka përdorur kurrfarë arme, nuk i ka bërë dëm askujt dhe se s’kishte qëllim të tillë. Lidhur me veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”, ai thotë se nuk ka qenë pengesë  fort serioze,  po ka  qenë një shtyrje veç 30 minuta e mbledhjes se kryesisë së Kuvendit, prandaj nga gjithë këto që i thashë nuk më duket se janë  vepra  penale serioze”, deklaroi Konjufca. Prokurorja Rukije Shashivari, në fjalën hyrëse deklaroi se i pandehuri Konjufca ka kryer veprat penale të cilat i vihen në barrë sipas aktakuzës. “Gjatë këtij shqyrtimi gjyqësor do të vërtetohet kjo në bazë të dëgjimit të dëshmitarëve Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Slobodan Petroviq”, tha prokurorja. Pasi dëshmitarët nuk ishin të pranishëm, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa e radhës u caktua më 22 korrik 2022. Prokuroria Themelore në Prishtinë, qysh më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, dhe disa aktivistëve  të tjerë të vetëvendosjes, tani në krye të Shtetit, të cilët ngarkohen për vepra penale. Konjufca akuzohet se ka kryer veprën penale, “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burg prej tre muaj deri në tri vjet. (Betimi për Drejetësi)

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …