Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, dje në Kuvend ia ka numëruar kryeministrit, Kurti, premtimet e tij të dikurshme se do t’i ulte çmimet e produkteve bazike, përfshirë çmimin e energjisë elektrike. “Z. Kurti ka trumbetuar me të madhe se me marrjen e pushtetit nga ai, do të ulet çmimi i rrymës, do të ulet çmimi i ujit, do të ulet çmimi i derivateve, bukën do ta blejnë më lirë qytetarët, qumështi, vaji, vezët do të kenë çmim të lirë. Bile në atë kohë guxonte të caktonte edhe çmime të lira populiste edhe për produktet ushqimore që janë në treg”, tha ajo. Derisa deputetja Ganimete Musliu parafrazonte e citonte fjali të Kurtit, kryekuvendari Konjufca e ndaloi në një moment, duke i thënë se “ndalohen komplimentet e tepërta”. Reagimi i tillë cinik tregon diskursin naiv e sharlatan të kryekuvendarit, i cili kur kritikohet i adhuruari i tij nuk mund të mos reagojë, për të treguar në radhë të parë mungesën e egos së tij personale dhe shpirtin e mjerë të skllavit ndaj padronit, edhe pse në postin e kryekuvendarit ai do të duhej ta ruante autoritetin e institucionit që përfaqëson.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …