Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli kërkon njohjen e pavarësisë së vendit tonë nga Madagaskari

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli kërkon njohjen e pavarësisë së vendit tonë nga Madagaskari

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim zëvendës-presidentin e Senatit të Madagaskarit, z.Amido, të cilin Veseli e ka njoftuar atë me progresin e shënuar në vend që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se Kosova është një faktor stabiliteti në Ballkan. Ai gjithashtu theksoi nevojën që Kosova të jetë sa më shpejt pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera të rëndësishme ndërkombetare. Kadri Veseli kërkoi nga zoti Amido që Madagaskari ta njoh pavarësinë e Kosovës, dhe që të dy vendet të thellojnë bashkëpunimin. Kryetari Amido falenderoi kryetarin Veseli për pritjen. Ai vlerësoi progresin e bërë në Kosovë dhe shtoi se do të përcjellë kërkesën e Kosovës për njohje.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …