Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. ka takuar në Washington, kryetarin e Komisionit për Politikë Jashtme të Senatit Amerikan, senatorin Bob Menendez. Në këtë takim, Veseli e ka njohur senatorin amerikan me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa e ka falënderuar atë për kontributin dhe rolin mbështetës të Senatit Amerikan për Republikën e Kosovës. Temë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësinë që ka për Kosovën involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces. “Pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces është qenësor për realizimin e marrëveshjes e cila do të sigurojë njohjen e pavarësisë së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës si dhe ulësen në OKB”, tha Veseli. Senatori Menendez tha se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë e gatshme për fazën finale të dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …