Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës zyrtare në Uashington, u takua dhe bisedoi me Dr. Daniel Serwer, ekspert i çështjeve ndërkombëtare, në veçanti të çështje poltike dhe ekonomike të Ballkanit. Server ka qenë dhe po mbetet mik i madh i Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Veseli e falënderoi profesorin Server për përkrahjen e madhe që i dha Kosovës para dhe pas pavarësisë. Dr. Server theksoi se Kosova është në rrugë të mbarë dhe storie e suksesit për komunitetin ndërkombëtar, pavarësisht sfidave të fundit në vend, por duhet të vazhdohet të punohet për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës. Kryetari Veseli bisedoi edhe për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit, duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …