Kryekuvendari Veseli dhe ambasadori O’Connell diskutojnë për thellimin e raporteve midis dy shteteve

Kryekuvendari Veseli dhe ambasadori O’Connell diskutojnë për thellimin e raporteve midis dy shteteve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi ambasadorin e Britanisë së Madhe në vendin tonë, Ruairi O’Connell, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe thellimin e tyre në ardhmen. Ambasadori britanik uroi Veselin për rizgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës, si dhe e përgëzoi për punën që ka bërë gjatë legjislaturës së kaluar. Kryeparlamentari Veseli, pasi e falënderoi ambasadorin për vizitën dhe urimet me rastin e rizgjedhjes, potencoi ndihmën që Parlamenti britanik i ka dhënë Kuvendit të Republikës së Kosovës për vite me radhë, por edhe rëndësinë që ky bashkëpunim dhe kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Në takim, po ashtu, është diskutuar për vazhdimin e projektit për rekrutimin e kandidatëve për pozita të larta në institucione publike të Kosovës, i cili ishte nënshkruar vitin e kaluar dhe ka për synim fuqizimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …