leoni

Kryekuvendari Veseli e kryetari shqiptar Meta, bëjnë thirrje për unitet politik në Kosovë për dialogun me Serbinë

Kryekuvendari Veseli e kryetari shqiptar Meta, bëjnë thirrje për unitet politik në Kosovë për dialogun me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në Tiranë nga kryetari i Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e ka informuar për zhvillimet politike në vend dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë. Veseli ka theksuar qëndrimin e Republikës së Kosovës se në fazën inale të dialogut Kosova synon njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB, NATO, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare. Kryekuvendari theksoi se në këtë proces Institucionet e Kosovës duhet të jenë të unifikuara dhe të ketë konsensus të gjerë nga forcat politike parlamentare. Ai tha se integriteti dhe sovranitti i Kosovës janë të pa cenuar dhe të panegociueshme. Në këtë takim, Veseli ishte i shoqëruar nga  zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, të cilët po ashtu theksuan nevojën e arritjes së konsensusit të brenshëm për fazën finale të dialogut. Kryetari shqiptar Ilir Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat. Ai tha se në procesin e dialogut, shteti i Kosovës duhet të ketë konsensus të gjerë politik dhe me këtë rast tha se edhe partitë opozitare duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të gjithë së bashku të ndërtojnë platformë shtetërore dhe ekip për dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …