Kryekuvendari Veseli është pritur në takim nga zyrtarë të lartë të sigurisë së SHBA-ve

Kryekuvendari Veseli është pritur në takim nga zyrtarë të lartë të sigurisë së SHBA-ve

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është prit në takime nga zyrtar të lartë të sigurisë me të cilët ka biseduar për çështjet e sigurisë në vendin tonë dhe rajon. Gjatë takimit të zhvilluar, kryekuvendari Veseli ka thënë se Kosova është e gatshme dhe i ka kryer të gjitha përgatitjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës. Ai ka shtuar më tutje se Forcat e Armatosura të Kosovës do të jenë profesionale, multietnike dhe do të shërbejnë për sigurinë e të gjithë qytetarëve pa dallim. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka falënderuar zyrtarët e lartë të Pentagonit për ndihmën e pakursyer që SHBA i ka dhënë Kosovës në përgatitjen e kuadrove dhe në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në mënyrë që suksesshëm të transformohet në Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …