Kryekuvendari Veseli gjatë qëndrimit në Vjenë ka zhvilluar biseduar me personalitete të shumta

Kryekuvendari Veseli gjatë qëndrimit në Vjenë ka zhvilluar biseduar me personalitete të shumta

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit të tij në Vjenë, ka takuar personalitete të larta të vendeve të ndryshme, me të cilët ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë. Ai në kuadër të konferencës ndërkombëtare të “Com-sult”, në të cilën është trajtuar e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu, ka theksuar nevojën e mbështetjes në rrugën e zhvillimit të integrimeve euroatlantike. Me Nobelistin e njohur Dan Shehman, i cili ka qenë Kandidat për kryetar të Izraelit, Kryeparlamentari Veseli ka folur për mundësitë e avancimit të raporteve mes dy vendeve dhe për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Në një takim me Gregor Gysi, deputet në Bundestagun gjerman, i cili ishte kryetar i së majtës gjermane, ndërkaq, ka diskutuar për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën. Veseli, gjithashtu, ka zhvilluar takime edhe me Jan Zielonga, Shef i Departamentit për Integrime Evropiane në Oxford, Erhard Busek, ish-Zëvendëskancelar i Austrisë, Vaclav Klaus, ish-President i Çekisë, Stefan Sofianski, ish-Kryeministër i Bullgarisë dhe me Martin Meyer, ish-Zëvendëskryeministër i Lihtejnshtajnit, me të cilët ka shtruar çështjen e bashkëpunimeve ndërshtetërore dhe nevojën e thellimit të shkëmbimeve tregtare, kulturore e arsimore. Veseli ka pasur një takim të posaçëm edhe me Thomas Muhlman, udhëheqës i Departamentit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, me të cilin ka biseduar për sfidat në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe për nevojën që Bashkimi Evropian të vazhdojë zgjerimin me hapa më të shpejtë. Gjatë pjesëmarrjes në panelet e diskutimit në konferencën e “Com-sult”, Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe ish Komisionerin Evropian për Punësim dhe Çështje Sociale, Laszlo Andor, ish-Ministren e Mbrojtjes të Malit të Zi, Milica Pejanovic-Djurisic, si dhe Pishtar Lutfiun, Ministër i Edukimit dhe Arsimit në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …