Kryekuvendari Veseli gjatë vizitës në Çeki bënë homazhe dhe vendos lule tek varri i ish kryetarit çek, Vaclav Havel

Kryekuvendari Veseli gjatë vizitës në Çeki bënë homazhe dhe vendos lule tek varri i ish kryetarit çek, Vaclav Havel

Kryekuvendari i Kosovës, Kadri Veseli gjatë vizitës se tij në Çeki ka bërë homazhe dhe ka  vendosur lule tek varri i ish kryetarit çek, Vaclav Havel. Ai e ka vlerësuar atë si ë ndër  mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës  dhe mbështetës të ndërhyrjes së NATO-s. “Gjatë vizitës në Çeki, shkova për të bërë homazhe e për të vendosur një tufë lule tek varri i ish presidentit Vaclav Havel. Ai ka qenë një ndër mbrojtësit më të zëshëm në botë të Kosovës, duke iu gjetur pranë popullit tonë në momentet më të vështira. Po ashtu, ka qenë një nga mbështetësit kryesorë të ndërhyrjes së NATO-s si dhe i pari lider shtetëror që ka vizituar Kosovën e sapoçliruar. Mbarë bota demokratike, e njeh Havelin, si një disident politik dhe intelektual të jashtëzakonshëm, që ka luajtur një rol kyç në rrëzimin e komunizmit dhe në demokratizimin e bllokut lindor. Kosova kurrë nuk do ti harroj miqtë si Haveli!”, ka shkruar Veseli

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …