Me kërkesë këmbëngulëse të të dëbuarve me Polici nga banesat, në lagjen Dardania të Prishtinë, kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli i ka takuar banorët e larguar nga banesa kolektive, të cilët që nga mëngjesi kanë pritur para ndërtesës së Kuvendit për ta takuar kryekuvendarin, Veseli. Ai ka dëgjuar kërkesat e banorëve, ndërsa i ka siguruar se do të bëjë përpjekje që të gjendet një zgjidhje në përputhje me legjislacionin dhe të drejtën humanitare. Banorët kërkuan nga kryetari i Kuvendit që të shoh mundësinë e gjetjes së një zgjidhjeje, pasi kanë mbetur pa strehë në stinën e dimrit. Ata e kanë falënderuar, z Veseli për pritjen që u ka bërë, me shpresë se ai do të përpiqet të gjejë një zgjidhje. Ndërkohë është bërë e ditur se kryekuvendari, Kadri Veseli do t’ i pres edhe në një takim tjetër përfaqësuesit e 131 familjeve të dëbuara nga ndërtesa në lagjen “Dardania”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …