“Ne shumë shpejt do të kemi liberalizimin e vizave, por ne duhet të punojmë që rininë ta mbajmë në Kosovë dhe perspektivën ta ketë këtu”, theksoi ai. Ai shtoi se Dekada e Re është dekada e teknologjisë informative dhe e të rinjve të Kosovës, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit. “Sikur këtë kompani, inkurajoj edhe kompani të tjera që të vijne dhe të inestojnë në Kosovë. Kosova ka rini të mrekullueshme, punëtore, të talentuar, optimiste dhe kreative”, theksoi kryeparlamentari Veseli.
Zv/drejtori i kompanisë, Ks Kumar, tha se të gjitha shërbimet që ofron kjo kompani u ofrohen kompanive më të mëdha në botë. Ai tha se ndihet i kënaqur që për katër muaj të operimit të saj në Kosovë, kompania ka arrifur të punësojë 150 të reja dhe rinj kosovarë. “Falënderoj kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe për mbështetjen e ofruar. Ky është vetëm fillimi. Besoj që për një periudhë prej 18-24 muaj, do të jemi në gjendje të ofrojmë edhe 1 mijë vende të reja pune për kosovarët”, theksoi Kumar. Ai shprehu besimin se me mbështetjen e institucioneve do te krijohen vende të mira pune dhe do të organizohen trajnime për të rinjtë, të cilët do të jenë të gatshëm për këto vende pune.