Kryekuvendari Kadri Veseli ka vizituar kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës me rastin e Festës së Kurban Bajramit. Veseli është pritur nga Myftiu Naim Tërnava, në organizimin tradicional të BIK-ut. Ai ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për më shumë paqe dashuri e solidaritet. “Të gjithë besimtarëve myslimanë në Republikën e Kosovës, urime festa e Kurban Bajramit. Mesazhet e kësaj dite na shërbejnë për t’i bërë edhe më të qëndrueshme vlerat tona të solidaritetit, tolerancës e humanizmit. Kombi ynë do të ecë përpara dhe do të ketë perspektivë e mirëqenie më të madhe, edhe për faktin se është popull solidar, që kultivon paqen, dashurinë dhe respektin”, ka shkruar Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …