Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se Gjermania me shembullin e saj rrezaton shpresë për të gjithë popujt dhe shtetet që aspirojnë demokracinë, sundimin e ligjit, prosperitetin e tregut të lirë dhe drejtësinë sociale. Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Gjermane, në përkujtim të 3 tetorit të vitit 1990, datë kjo që shënon ribashkimin e Gjermanisë, me miq të shumtë gjermanë evokuam ngjarjet 28 vjetëve më parë – të cilat shënuan triumfin përfundimtar të demokracisë perëndimore mbi tiraninë komuniste. Këtë triumf më së miri e simbolizon rënia e Murit të Berlinit. Në atë kohë, Lëvizja jonë kombëtare për çlirimin e Kosovës u frymëzua shumë prej atyre ngjarjeve, ka shkruar Veseli. Duket se Krykuvendari, historinë e Lëvizjes sonë Kombëtare e ka lexuar vetëm prej kohës kur ka dëgjuar për rrëzimin e Murit të Berlinit, dhe jo në fillet e saj historike, përpjekjet shekullore dhe gjakun e derdhur për liri të gjeneratave të shumta atdhetarësh, kudo në trojet e rëbëruara shqiptare.
Kontrolloni gjithashtu
Vlora Çitaku: Qëllimi i qeverisë është të shkatërrojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato
Anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me kritika të ashpra ndaj deklaratave …