Kryekuvendari Veseli: Pensionistët duhet të kenë mbështetje më dinjitoze

Kryekuvendari Veseli: Pensionistët duhet të kenë mbështetje më dinjitoze

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot në Akademinë solemne me rastin e 70-vjetorit të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, tha se Republika e Kosovës e ka për obligim që pensionistëve të saj, të cilët dje punuan për pavarësinë e saj, sot t’u garantojë pleqëri të pavarur. Para qindra pensionistëve, pjesëmarrës në këtë Akademi, kryeparlamentari Veseli theksoi se Kosova përfundimisht duhet ta ketë të konsoliduar sektorin e veçantë institucional të përkujdesjes së gjithanshme për të moshuarit e saj: të ardhura dinjitoze, strehim të garantuar, përkujdesje shëndetësore, duke përfshirë lehtësirat e plota në barna dhe rehabilitim, theksoi kryekuvendari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …