Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, me të cilin ka biseduar për thellimin e bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik. Veseli ka vlerësuar lartë bashkëpunimin ndërparlamentar në mes të dy kuvendeve shtetërore, duke vënë në pah rëndësinë e bashkëpunimit si dhe përafrimin e legjislacionit në procesin integrues euro-atlantik të Republikës së Kosovës. Ndërsa ambasadori hungarez, Markusz, ka ëremtuar se përkrahja Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë jo vetëm me përvojën euro-integruese, realizimin e agjendës legjislative por edhe në lëmin e ekonomisë. Ai ka deklaruar se Hungaria ka mbështetur fuqishëm zhvillimin e Kosovës dhe do ta bëj edhe në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …