Gjatë mbajtjes së Kryesisë së Kuvendit është bërë thirrje që të mos bllokohet puna e Kuvendit dhe deputetët të marrin pjesë në punimet e seancave.
Këto janë propozimet e kryetarit të Kuvendit:
Të vendosim që të dy çështjet e ngritura për diskutim të shqyrtohen dhe votohen nga deputetët veç e veç dhe rezultati i votimit të jetë i obligueshëm për të gjitha palët. Të bashkëngjisim propozimet e dyja palëve në një dokument të përbashkët që do të quhet “Rezoluta e Kuvendit të Kosovës” lidhur me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Rezoluta do të përmbajë propozimet e opozitës dhe propozimet e platformës së PDK-së lidhur me dialogun, platformë e cila kohë më parë u është shpërndarë të gjithë palëve. Propozojmë dy rezoluta, njërën nga pozita dhe tjetrën nga opozita dhe t’i votojmë veç e veç. Nëse arrijmë marrëveshje, atëherë përfaqësuesit e grupeve parlamentare të ulen menjëherë me ekspertët e tyre dhe brenda dy orëve të thërrasim vazhdimin e seancës.