Kryetari i PDK-së dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sërish ka thënë se kjo javë do të jetë përfundimtare për Demarkacionin. Kjo javë do të jetë fundi i dramës për Demarkacionin. Qytetarët e meritojnë që kjo çështje të zgjidhet dhe gjatë kësaj jave kjo dramë do të përfundojë”, ka thënë ai. Veseli për RTK-në ka thënë se tashmë koalicioni qeverisës i ka siguruar votat e mjaftueshme për ta votuar marrëveshjen e Demarkacionit dhe se sipas tij këtë javë do të votohet në Kuvend. Ai madje disa herë ka thënë se edhe disa deputetë të Lëvizjes “Vetëvendosje” do ta votojnë atë.
