Veseli

Kryekuvendari Veseli, tha se Viti 2016 ka qenë sfidues për institucionet dhe qytetarët

Në një intervistë për “Epoka e re”, kryekuvendari Kadi Veseli ka theksuar se Kuvendi i Kosovës, me gjithë vështirësitë e shfaqura, ka arritur ta realizojë agjendën e vet legjislative. Kurse sa i përket debatit parlamentar, dallimet pozitë-opozitë, sipas tij, ka pasur momente, që asnjëherë nuk do të duhej të shfaqeshin në kulturën tonë politike. Askujt që e do Kosovën gazi lotsjellës nuk i ka sjellë asnjë dobi. Ato pamje vetëm na kanë turpëruar në sytë e botës, ndërsa qytetarët i ka bërë të ndihen keq dhe të zhgënjyer me rrjedhat në vend. Ne jetojmë me demokraci dhe duhet ta kemi të qartë se metodat jodemokratike nuk mund të sjellin asnjëherë rezultate pozitive, ka thënë Veseli. Ai mendon se Kuvendi i Kosovës ka arritur të ruajë funksionalitetin demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …