Në takimin me biznesmenët dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës, kryetari i Kuvendit ka thënë se duhet të lihet anash çështja e kufijve. Sipas Kadri Veselit më me rëndësi është të merren me zhvillim ekonomik se sa me “korrigjim” e “shkëmbim” kufijsh. “Ky është moment i rëndësishëm për të përçuar mesazh është se duhet të orientohemi nga pjesa e zhvillimit ekonomik e jo të bëhemi ekspertë dhe të merremi vetëm me kufijtë dhe me patriotizëm. Prodhimi dhe eksporti duhet të jenë prioritet, u shpreh Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …