Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot vendin ku ruhen eksponatet e rrobave të të vrarëve në luftën e fundit në Kosovë. Kryekuvendari ka thënë se për krimet që kanë ndodhur ndaj shqiptarëve ka për t’u përgjigjur shteti serb. “Serbia duhet të distancohet nga krimet që kanë ndodhur dhe të dënohen kriminelët”, është shprehur Veseli. Tutje ka thënë se Kosova do paqe, dhe një të ardhme më të mirë, mirëpo se nuk do ta lejojë askënd që të sillet keq me shtetin e Kosovës. “E kemi për obligim që këto rroba të fëmijëve të vrarë të mos i varrosim. Ato do të vendosen në Muzeun e Gjenocidit. Ne duam paqe, nuk duam konflikt, duam të ardhme, por nuk do ta lëmë askënd të na nguc. S’ka qare pa ardh drejtësia”. “Do të ndodhë drejtësia dhe Tribunali Ndërkombëtar për gjenocidin serb”. Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se deri në vitin 2004 kufomat e personave të vrarë në luftë janë varrosur bashkë me rroba, por pas këtij viti është marrë iniciativa që në rastet tjera ato të duhen në mënyrë që të dëshmohen krimet që kanë ndodhur në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
BE: Urdhër arresti për Netanyahun nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme, Josep Borrell, deklaroi se vendimi i …