Kadri Veseli, para pjesëmarrësve në “Forumin Ekonomik për Kosovën”, i cili po zhvillon punimet në Romë të Italisë, i ka ftuar investitorët italianë në Kosovë që të eksplorojnë mundësitë e saj të shumta ekonomike, i bindur se do të gjejnë argumente të bollshme për ta sjellë kapitalin e tyre në ekonominë e vendit tonë. Duke e vlerësuar organizimin e këtij Forumi si një lajm të mirë për ekonominë e Kosovës, Veseli ka thënë se Italia është një nga shembujt më të mirë që tregon se zhvillimi vjen vetëm përmes ekonomisë së tregut të lirë, në bashkëveprim me një shtet të fuqishëm që mbështetet mbi parimet e sundimit të ligjit. Ai ka thënë se me këtë rast, përfitimi do të ishte i trefishtë: do të përfitonin investuesit, qytetarët e Kosovës dhe perspektiva evropiane në rajon. Qeveria e Kosovës ka iniciuar një sërë reformash, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e ambientit të biznesit, forcimin e sektorit privat, si dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike, theksoi ndër të tjera kryekuvendari.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …