leoni

Kryekuvendari Veseli u shpall qytetar nderi i qytetit Bansko të Bullgarisë

Kryekuvendari Veseli u shpall qytetar nderi i qytetit Bansko të Bullgarisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, u shpall qytetar nderi i qytetit Bansko të Bullgarisë, në prani të deputetëve të Parlamentit bullgar dhe kryetarit të Grupit të Miqësisë Bullgari-Kosovë, në Parlamentin e Bullgarisë, z. Andonov. Çmimi, kryetarit Veseli iu akordua nga kryetarit i Banskos, Ikonomov.   Këtë ngjarje, kryetari Veseli e cilësoi moment të veçantë për të, familjen e tij,  institucionet dhe shtetit që përfaqëson, Republikën e Kosovës.  “Është nderim për mua të më akordoni këtë titull nderi në emër të qytetarëve tuaj, të këtij qyteti të bukur, që simbolizon më së miri miqësinë dhe relacionet e shkëlqyera midis dy shteteve tona. Këto relacione janë vlera jo vetëm për vendet tona, por edhe shembull i shkëlqyer për regjionin dhe aspiratat euro-atlantike”, theksoi kryetari Veseli. Më tej, në fjalën e tij, kryetari Veseli e konsideroi Banskon qytet me bukuri të jashtëzakonshme natyrore, shembull për zhvillimin ekonomik dhe iniciativa të lira ekonomike, si rezultat i sinergjive ndërmjet qytetarëve, administratës dhe bukurisë së këtij qyteti. “Si qytetar nderi i qytetit tuaj, do të jem zë i këtij shembulli të mirë bashkëpunimi dhe do të vazhdoj të promovoj bashkëpunimin ndërmjet shteteve dhe qyteteve tona. Sikur Bansko në Bullgari, ne kemi vende me potencial të madh turistik, si Brezovica, Prevalla, Brodi, Shala e Bajgorës etj. Është koha të bashkëpunojmë më shumë me njëri-tjetrin, të këmbëjmë vlerat tona me njëri-tjetrin, të ngrisim cilësinë e jetës së qytetarëve tanë, duke zënë vendin tonë në Evropën e bashkuar”, theksoi kryeparlamentari Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …