Kryekuvendari, Kadri Veseli, vizitoi Kazermën e FSK-së në Mitrovicë, ku takoi pjesëtarët e Brigadës së Reagimit të Shpejtë, të cilët ditë më parë fituan medaljen e artë në garën ushtarake, më sfiduese dhe më prestigjioze në botë “Cambrain Patrol”, të mbajtur në Britani të Madhe. Pasi falënderoi Skuadrën e Brigadës së Reagimit të shpejtë të FSK-së, për suksesin e treguar në Britani të Madhe, kryeparlamentari Veseli tha se ky sukses i këtyre djemve, bashkë me komandanten e kontingjentit, Manusheqe Nura, e ka nderuar shtetin e Kosovës, Forcën e Sigurisë së saj dhe të gjithë qytetarët e vendit. Por jo vetëm kaq. Kreu i Kuvendit tha se me suksesin e tyre, ata dhanë edhe një dëshmi të fuqishme për profesionalizmin ushtarak të FSK-së, dëshmi, për faktin se FSK-ja ka arritur standardet më të larta të kërkuara nga NATO dhe tani është gati të jetë pjesë e saj: kontribuuese e drejtpërdrejtë për paqen, kudo që i kërkohet.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …