Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka vlerësuar lart arritjen e marrëveshjes në mes të kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për demarkacionin me Malin e Zi të nënshkruar. Kryekuvendari Veseli ka vlerësuar se marrëveshja për demarkacionin do t’i jep fund izolimit të Kosovës. “Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit”, ka vlerësuar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …