Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përshëndetur marrëveshjet e arritura në mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që u mbajt sot në Pejë. Por ai ka kërkuar zbatimin e plotë të marrëveshjeve ndërsa ka bërë thirrje për thellim të mëtejmë të raporteve Kosovë-Shqipëri. “Përshëndes punimet e mbledhjes së përbashkët të qeverive të dy vendeve tona, Kosovës dhe Shqipërisë. Nënshkrimi i marrëveshjeve që forcojnë lidhjet tona ekonomike, arsimore, kulturore dhe në shumë fusha të tjera janë një zhvillim pozitiv për qytetarët tanë. Unë besoj se këto marrëveshje, por edhe të tjerat që do të nënshkruhen në të ardhmen, do të gjejnë zbatim të menjëhershëm dhe efikas, e jo të mbesin vetëm pjesë e diskursit tonë publik. Vetëm duke bashkëpunuar ngushtë me njëri-tjetrin, duke ndihmuar njëri-tjetrin, duke promovuar bashkë vlerat tona, ne ndërtojmë një jetë më të mirë për qytetarët tanë dhe një të ardhme më të ndritur për gjeneratat e reja”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …