Sot, në 18-vjetorin e rënies së heronjve, Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi-Lladrovci, kryekuvendari, Kadri Veseli, bëri homazhe dhe vendosi lule pranë vendit ku prehen në përjetësi dëshmorët e UÇK-së, në fshatin Shkabaj, ish Gllanasellë. Me këtë rast, kryetari Veseli përkujtoi rrugën e tyre, duke theksuar se Fehmi dhe Xhevë Lladrovci, në rrugëtimin e tyre, kishin një qëllim, të arrinin në Kosovë. “Ata e arritën këtë qëllim, duke qëndruar stoikisht dhe duke organizuar popullin e Drenicës, në Luftën Çlirimtare. Xheva dhe Fehmiu, janë personalitete më të veçanta, krahas Komandantit legjendar Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt e shume e shumë heronjve që nuk mund t’i ndajë, të cilët me vetëdije të plotë dhe qëllimin e sakrificës, hynë në luftë, duke u bërë të përjetshëm. Ata i kujtojmë me respekt dhe krenari, ka thënë mes tjerash kryekuvendari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …