Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Bullgari, ka zhvilluar një takim të veçantë me kryekuvendaren e këtij vendi,. Në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok. Veseli tha se Kosova dhe Bullgaria duhet të intensifikojnë marrëdhëniet midis tyre, aq më tepër kur tani shënohet 10-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike. “Bullgaria është njëra ndër shtetet që e ka ndihmuar shumë Kosovën në të gjitha proceset, nga viti 1999. Është ndër vendet e para që e ka njohur shtetin tonë më 2008. Tani, brenda BE-së është zë i promovimit të Kosovës. Mora zotimin se Bullgaria në mënyrë të vazhdueshme do të jetë përkrah Kosovës, në të gjitha proceset dhe sfidat që ajo ka para vetes në rrugëtimin e integrimit evropian. Bullgaria është përkrahëse në procesin e liberalizimit të vizave, është përkrahëse për Interpolin dhe në çdo proces aplikimi të Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare”, tha kryeparlamentari Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …