Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla është cituar të ketë deklaruar se populli i Kosovës për shkak të së kaluarës, meriton paqe dhe siguri. Në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ajo tha se lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave është çështje për preokupim, pasi mbrojtja e grave dhe vajzave, integriteti dhe siguria e tyre janë pjesë e sigurisë së përgjithshme në shoqëri. Kryekuvendarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla ka veçuar me këtë raste se në Shqipëri 70 për qind e qeveritarëve dhe 30 për qind e deputetëve janë gra, por as kjo nuk është e mjaftueshme. Lufta kundër dhunës seksuale dhe mbrojtja e grave dhe vajzave kërkon më shumë përkushtim, përtej zgjidhjes teknike të çështjes siç pretendohet zakonisht. Ka saktësuar, Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …