Kryekuvendarja, Lindita Nikolla: Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë me të gjitha forumet ndërkombëtare

Kryekuvendarja, Lindita Nikolla: Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë me të gjitha forumet ndërkombëtare

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, është cituar të ketë deklaruar se Kosova dhe Shqipëria duhet të bashkëpunojnë me të gjitha forumet ndërkombëtare për të ndalur ofensivën diplomatike të Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës. Pas takimit me kryeparlamentarin e Kosovës, Glauk Konjufca, ajo ka thënë se duhet të punohet edhe në vetëdijesimin e botës për krimet serbe në Kosovë. “Duhet të bashkëpunojmë me të gjitha forumet ndërkombëtare që të rivitalizojmë procesin e njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe të punojmë së bashku me partnerët tanë që të ndalojmë ofensivën diplomatike të Serbisë për tërheqjen  e njohjeve. Të punojmë më shumë në të gjitha forumet ndërkombëtare që krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht dhe opinioni botëror të dijë se Serbia ka kryer krime ndaj njerëzimit, gjenocid, krime lufte”, ka thënë kryekuvendarja e Shqipërisë, Lindita  Nikolla.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …