Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Avokatin e Popullit, Naim Qelaj. Me këtë rast, Kryetarja Osmani e uroi atë për detyrën e re, duke i dëshiruar sukses në punë. Kryekuvendarja potencoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional mes Kuvendit dhe Avokatit të Popullit, duke siguruar se Kuvendi do të jetë çdoherë i gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin mes të dy institucioneve, në nivelet më të larta. Ajo po ashtu i bëri thirrje Avokatit të Popullit që t’i kushtojë vëmendje të posaçme barazisë gjinore dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në tërësi. Në anën tjetër, Qelaj falënderoi Kuvendin për besimin e dhënë në përzgjedhjen e tij, duke u shprehur se do të punojë në avancim të mëtutjeshëm në punën e Institucionit të Avokatit të Popullit.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …