Kryeministri, Albin Kurti, bashkë me ministren e Jashtme Donika Shvarc, kanë takuar sot në Mynih kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe shefen e diplomacisë franceze, Catherine Colonna. Bëhet e ditur se gjaçë këtij takimi është biseduar për raportet Kosovë-Serbi dhe për përgatitjet që po bëhen për takimin e radhës, më 27 shkurt në Bruksel. U diskutua edhe për propozimin franko-gjerman të cilin Qeveria e Kosovës thotë se tashmë e ka pranuar si bazë të mirë për diskutime të mëtejme dhe kornizë solide për të ecur përpara. Duke i falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të Gjermanisë dhe Francës, Kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës, si vend pro-evropian dhe pro-amerikan, mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog teksa dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kancelarin Scholz dhe ministren Colonna se Qeveria e Kosovës së fundmi ka miratuar tri marrëveshjet e nënshkruara me 3 nëntor në Berlin, që së shpejti do të ratifikohen edhe në Kuvendin e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …