Qeveria e Kosovës ka mbajtur të martën mbledhjen e radhës, në të cilën ka miratuar projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka lavdëruar punën e qeverisë gjatë mandatit të tij, teksa ka njoftuar se buxheti për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro. Kemi rritur ekonominë, janë shtuar vendet e punës. Kjo është si rezultat i masave të suksesshme për rritjen e ekonomisë. Buxheti i shtetit për vitin 2024 do të jetë 3 miliardë e 314 milionë euro”, ka thënë ai. Si qeveri e kemi detyrë të menaxhojmë mirë, e të shtojmë vendet e reja të punës. Kemi edhe sfida tjera që do të përballemi. Albin Kurti ka paralajmëruar se do të rriten pagat në sektorin publik dhe se do të ketë investime të shumta.
